Një austriak u konvertua në Islam në Turqi pasi ai vizitoi vendin me ftesë të mikut të tij turk.
Austriaku Manuel Titton vizitoi fshatin Ibriktepe në provincën veriperëndimore Edirne, i cili është vendlindja e mikut të tij Erkan Duz.
Pasi u ndikua nga shoku i tij, Titton shprehu dëshirën e tij për t’u bërë musliman dhe aplikoi te një myfti vendas.
Titton u konvertua në Islam në një ceremoni dhe mori emrin mysliman “Jusuf Evren”.
Në ceremoni mori pjesë edhe myftiu i rrethit Ahmet Bayraktar, i cili përgëzoi Evrenin duke i dhuruar një certifikatë konvertimi.
Titton u shpreh i lumtur dhe i emocionuar pas ceremonisë, teksa tha se kishte dashur sinqerisht të bëhej musliman.