RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tetë njerëz të vdekur pas zjarrit në një bujtinë në Moskë – VIDEO

tete-njerez-te-vdekur-pas-zjarrit-ne-nje-bujtine-ne-moske-–-video

Tetë njerëz kanë vdekur si pasojë e flakëve në një bujtinë 15-katëshe në Moskë, pas dështimit të alarmit, kanë thënë zyrtarët më 29 korrik.

Katër persona tjerë janë të shtruar në spital.

Agjencia për hetim të akteve penale ka thënë se ndërtesa gjendet në rajonin juglindor.

Shërbimet e emergjencës kanë thënë se zjarri ka shpërthyer në katin e parë të ndërtesës dhe se flakët janë rritur pas mesnatës.

Sipas tyre, mbi 200 njerëz janë evakuuar.

Të gjithë ata që kanë vdekur, kanë qenë migrantë, ka raportuar agjencia e lajmeve TASS, duke cituar një zyrtar për emergjenca.

Shtetësia e tyre është duke u verifikuar.

Duke cituar zyrtarët për emgjenca, TASS ka raportuar se pas dështimit të alarmit, njerëzit kanë mbetur të bllokuar, pasi dritaret kanë pasur grila metali.

Tashmë është iniciuar një rast penal për pakujdesi.

Për zjarre në ndërtesat ruse raportohet shpesh dhe shkak besohet se janë: mirëmbajtja e dobët, infrastruktura dhe neglizhenca. /rel

Related posts

VIDEO/ Rrëzohet një helikopter ushtarak në Pakistan, nuk ka të mbijetuar!

admin

Kompleksi Presidencial gati për të pritur Samitin e 36-të të NATO-s në Ankara

RTI

Policia në Bangladesh u përlesh me protestuesit që kërkonin dorëheqjen e kryeministrit – VIDEO

Muhamet Ramadani