RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Autokolona e OKB-së përdor një vendkalim të ri për të arritur në veriun e Gazës

autokolona-e-okb-se-perdor-nje-vendkalim-te-ri-per-te-arritur-ne-veriun-e-gazes

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka thënë se një vendkalim i ri tokësor është përdorur për të dërguar ushqim në veriun e Gazës për herë të parë në tri javë, ka raportuar “BBC”.

Ushtria izraelite ka thënë se gjashtë kamionë nga “Programi Botëror i Ushqimit” (WFP), organizatë ndërkombëtare e OKB-s që shpërndan ndihma ushqimore në botë, kanë kaluar përmes një porte kufitare për në Gazë.

Kjo ndihmë ka ardhur për shkak të presionit ndërkombëtar mbi Izraelin për të lejuar më shumë akses në Gaza për dërgimin e ndihmave, për shkak të urisë së madhe që ka kapluar popullsinë atje.

Një anije që mbante rreth 200 tonë ndihma ushqimore është nisur nga Qipro të martën, duke hapur një korridor të ri detar për në Gaza. Kjo anije pritet të arrijë afër Gazës të enjten.

OKB-ja ka thënë se autokolona e WFP-së ka qenë në gjendje të përdorte një rrugë ushtarake izraelite, që kalon nëpër kufirin jugor të Gazës, për të dërguar ndihma ushqimore në veri të mjaftueshme për 25,000 njerëz në qytetin e Gazës.

Zyrtarët e sigurisë izraelite kanë bërë kontrolle sigurie paraprake në kamionët e ndihmës në vendkalimin “Kerem Shalom” në jug të Gazës, sipas ushtrisë. Ushtria izraelite ka insistuar se nuk ka limitime në sasinë e ndihmës që mund të dërgohet në Gazë dhe ka fajësuar agjencitë e OKB-së për dështimin e shpërndarjes së ndihmave te njerëzit në nevojë. /koha

Related posts

Pakistanezët e rajoneve të përmbytura, mbesin pa kulm mbi kokë

admin

Gjendje e rënduar nga vërshimet në Gjakovë e Rahovec

admin

Arrestohet kosovari, kërkohej nga autoritetet norvegjeze për vrasjen e kryer në Oslo

admin