RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Autoriteti i Konkurrencës gjobit me 1.5 milionë euro operatorin mobil serb

autoriteti-i-konkurrences-gjobit-me-1.5-milione-euro-operatorin-mobil-serb

Autoriteti i Konkurrencës së Republikës së Kosovës njofton opinionin se duke u bazuar në legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës, më saktësisht në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës ka marrë vendim që Ndërmarrjes MTS d.o.o Dega në Kosovë t’i shqiptohet masa e sanksionit administrativ-gjoba në shumë prej 1,563,959.26 (një milion e pesëqind e gjashtëdhjetë e tre mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e nëntë euro e njëzetë e gjashtë cent).

AKRK njofton se Ndërmarrja MTS d.o.o ka shkelur dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, duke mos parashtruar kërkesën për njoftimin e detyruar për përqendrim për blerjen e 100% të aksioneve të ndërmarrjeve: VGN NET d.o.o, LIKA d.o.o, PP. PRKDS-IMPULS në emër të I. R. – B.I. dhe Herc International.

Autoriteti i Konkurrencës së Republikës së Kosovës si institucion publik, i pavarur në kryerjen e detyrave të veta të përcaktuara në ligj, do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe në mbrojtje të ligjit të
konkurrencës.

Related posts

Varianti i ri i COVID-19 përhapet në Britaninë e Madhe

rezart morina

Izraeli ndalon udhëtimin e imamit të Xhamisë al-Aksasë, Shejh Ikrime Sabri

rezart morina

Kurti takon kryetarin e ri të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

rezart morina