RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Macron: BE duhet të vazhdojë me mbështetjen e Ukrainës

macron:-be-duhet-te-vazhdoje-me-mbeshtetjen-e-ukraines

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se Bashkimi Evropian (BE) duhet të vazhdojë me mbështetjen e Ukrainës, derisa aleatët përpiqen të bien dakord për vazhdimin e financimit për Kievin, transmeton Anadolu.

“BE-ja duhet të vazhdojë të qëndrojë me Ukrainën dhe të vazhdojë të përcjellë popullsinë ukrainase në aspektin ekonomik, financiar, ushtarak, me pajisje dhe trajtime pasi kemi një objektiv strategjik. Rusia nuk mund të mbizotërojë”, tha Macron në një konferencë të përbashkët për media në Stokholm me kryeministrin suedez, Ulf Kristersson.

Kjo është vizita e parë e një presidenti francez në Suedi në 24 vite.

Macron theksoi rëndësinë e një prodhimi ushtarak të intensifikuar për të mbështetur më mirë Ukrainën.

Macron përshëndeti bashkëpunimin midis Parisit dhe Stokholmit, duke shtuar se ata vendosën të forcojnë bashkëpunimin në mbikëqyrjen e ndryshimeve klimatike.

Kryeministri Kristersson, nga ana e tij, tha se NATO-ja është “thelbësore për paqen, lirinë dhe sigurinë”, si dhe për krimin e organizuar dhe terrorizmin ndërkufitar.

“Ndryshimet klimatike dhe situata në Ukrainë çojnë në ndryshimin rrënjësor të furnizimit global me energji, ne të dy tani po marrim drejtimin dhe jemi të lumtur të bashkëpunojmë me të tjerët”, tha Kristersson.

Ai gjithashtu përshëndeti “kompanitë e forta dhe të suksesshme industriale të mbrojtjes” të Suedisë që “po shpëtojnë jetë në Ukrainë”.

Kryeministri suedez u prononcua për takimin edhe përmes një postimi në platformën social X.

“Sot, Franca dhe Suedia kanë riafirmuar lidhjet tona të ngushta, me marrëveshjet për energjinë bërthamore, pyjet dhe sigurinë. Me këtë rast, ne kemi nënshkruar një partneritet dypalësh strategjik inovacioni për shoqëri të qëndrueshme, digjitale dhe elastike. Kjo do të na bëjë më të sigurt dhe më të fortë”, shkroi Kristersson.

Related posts

Koreja e Veriut lëshon tri raketa balistike

admin

Gaza, ushtria izraelite arrestoi 500 palestinezë brenda dhe përreth spitalit Al-Shifa

RTI

Niger, kreu i gardës presidenciale shpall veten lider pas grusht shtetit

rezart morina