RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bastisje në Ministri të Industrisë dhe tek pronat e Ridvan Muharremit

bastisje-ne-ministri-te-industrise-dhe-tek-pronat-e-ridvan-muharremit

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një bastisje te Ministria e Industrisë,

Ndërmarrësië dhe Tregtisë (MINT) dhe te pronat, banesa dhe një lokal, i afaristit Ridvan Muharremit.

Sipas burimeve të Kohës në Ministrinë e Industrisë janë arrestuar dy persona.

Të arretuarit janë drejtori i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica.

Aksioni ka nisur në orët e hershme të mëngjesit.

Koha ka kërkuar një përgjigje nga Policia lidhur me këtë aksion dhe posa të marr një përgjigje teksti do të përditësohet.

Bastisjet po zhvillohen pas publikimit të disa audio-incizimeve nga gazeta “Nacionale”, në të cilat dëgjohen dy zyrtarë të MINT-it të cilët pretendojnë se vaji i paguar nga Polonia nuk iu bashkua rezervës shtetërore. Sipas atyre incizimeve, njësoi ndodhi edhe me një pjesë të grurit.

Lidhur me bastisjet ka folur avokati i Muharremit, Mahmut Halimi,

“Kemi ende punë edhe pak. Ende nuk kemi flet arrest. Normal është pronar i banesës, pa të nuk kryhet bastisja. Normal i ka dorëzuar të gjitha materialet që i kemi përgatitur me kohë, jemi përgatitur për të vërtetën”, ka theksuar Halimi në një deklarim para mediave në vendin ku po zhvillohet bastisja.

Sipas tij klienti i tij nuk ka lidhje me publikimet.

“Pse bash zotëri Ridvan kur s’ka lidhje me gjitha ato punë të cilat i janë publikuar përmes portalit të Berat Buzhalës. As një pozitë nuk e ka, as një pozitë nuk e ka. Nuk është përzier do të njoftohet opinioni për të gjitha. Po i lirë është, jemi ende duke i kryer procedurat e bastisjes, janë disa rregulla për të cilat më vonë do të jeni të njoftuar. Po ka me u ftuar me siguri ne kemi kërkuar. S’ka flet arrest”, ka theksuar Halimi.

Related posts

Ministri i Jashtëm izraelit: Grupi i parë i pengjeve izraelite do të merret në dorëzim nesër

rezart morina

Një tjetër spital në Gaza u godit nga sulmet ajrore izraelite

admin

Nga sot këto tri dokumente të rëndësishme nxjerrën online në eKosova

rezart morina