RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bastisjet e policisë braziliane lënë të paktën 43 të vdekur – VIDEO

bastisjet-e-policise-braziliane-lene-te-pakten-43-te-vdekur-–-video

Bastisjet e policisë që synonin bandat e drogës në tri shtete braziliane kanë lënë të vdekur të paktën 43 persona.

Në operacionin e fundit në Rio de Zhaneiro, policia tha se ata iu përgjigjën zjarrit në një shkëmbim zjarri në zonën Complexo da Penha, duke vrarë të paktën 10.

Më parë, 14 persona vdiqën në përleshjet gjatë një bastisjeje pesëditore të policisë në shtetin e Sao Paulo, të quajtur Operacioni Mburoja.

Dhe në shtetin verilindor të Bahia, zyrtarët thonë se 19 të dyshuar janë vrarë që nga e premtja.

Pesëdhjetë e tetë persona u arrestuan gjatë operacionit në shtetin Sao Paulo, i cili filloi pasi një oficer policie i forcave speciale u vra të enjten në qytetin bregdetar Guarujá.

Policia sekuestroi 385 kg lëndë narkotike, si dhe armë, sipas mediave lokale.

Operacioni në Guaruja u kritikua nga ministri i Drejtësisë i Brazilit, Flavio Dino, i cili tha se reagimi i policisë nuk ishte proporcional me krimin e kryer.

Gjatë një interviste të martën, guvernatori i shtetit të Saão Paulo, Tarcisio de Freitas tha se dy oficerë policie ishin në mesin e 14 personave të vrarë gjatë përleshjeve.

Në Rio de Zhaneiro, një mbret i trafikut të drogës dhe një trafikant ishin mes 10 personave të vrarë të mërkurën, sipas raporteve të mediave lokale.

Katër të tjerë u plagosën, duke përfshirë një polic.

Sipas policisë ushtarake të qytetit, operacioni në Complexo da Penha, një grup favelash në veri të qytetit, nisi pasi informacionet e inteligjencës sugjeruan se një takim i drejtuesve të trafikut të drogës do të zhvillohej në zonë.

Dëshmitarët okularë i thanë mediave lokale se dëgjuan disa të shtëna dhe përleshje mes anëtarëve të bandës së armatosur rëndë dhe policisë. /koha

Related posts

Kurti në Leposaviq, takon kryetarin e komunës, Lulzim Hetemi

RTI

Vuçiq: Radoiçiq gjendet në Serbi dhe do të merret në pyetje

rezart morina

Gjykata Kushtetuese hedh poshtë ankesën e Elektorseverit

admin