Bashkimi Evropian (BE) ka anuluar pritjen diplomatike të Ditës së Evropës në Izrael në mes të tensioneve në rritje midis bllokut dhe qeverisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, mbi politikat në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i shërbimit diplomatik të BE-së, Peter Stano, ka bërë të ditur se këtë vit kanë vendosur të anulojmë “pritjen e zakonshme diplomatike” për Ditën e Evropës më 9 maj.
“Ne nuk duam t’i ofrojmë platformë dikujt, pikëpamjet e të cilit bien ndesh me vlerat për të cilat përfaqëson BE-ja”, shpjegoi Stano.
Ky vendim vjen pasi qeveria izraelite vendosi të caktojë ministrin e Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, kryetar i fraksionit të ekstremit të djathtë të “Fuqisë Hebraike”, për të përfaqësuar kabinetin e kryeministrit Netanyahu në pritjen e Ditës së Evropës.
Ben-Gvir njihet si një aktivist i rrugës së ashpër të vendbanimeve hebreje dhe ka qenë i dënuar më parë për nxitje dhe mbështetje për një grup terrorist hebre. Ai vazhdimisht është bashkuar me kolonët izraelitë në sulmet ndaj kompleksit së xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar.
BE-ja dhe Izraeli në mosmarrëveshje për zgjidhjen dhe rrëzimin e pronave palestineze
Anulimi i ceremonisë së BE-së tërhoqi komente të ashpra nga ministri Ben-Gvir.
“Është turp që BE-ja, që pretendon se përfaqëson vlerat e demokracisë dhe multikulturalizmit, po mbyll gojën në mënyrë jo diplomatike”, tha zyra e tij në një reagim me shkrim.
E mbajtur më 9 maj, Dita e Evropës feston paqen dhe unitetin në Evropë, duke shënuar deklaratën e famshme të Schuman-it që nisi integrimin evropian.
Marrëdhëniet diplomatike midis BE-së dhe Izraelit janë tensionuar për shkak të kritikave të bllokut evropian ndaj politikave të qeverisë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Të dielën, blloku evropian dënoi rrëzimin e një shkolle të financuar nga BE-ja në Bregun Perëndimor që ndikonte në arsimin e mbi 80 fëmijëve palestinezë dhe i bëri thirrje Izraelit të “ndalojë të gjitha rrëzimet dhe dëbimet”.
Muajin e kaluar, mediat izraelite gjithashtu raportuan se shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, nuk mundi të organizojë një vizitë zyrtare në Izrael për shkak të tensioneve diplomatike.
Në një fjalim në Parlamentin Evropian në muajin mars, Borrell kritikoi politikën e vendbanimeve të Izraelit dhe paralajmëroi kundër veprimeve joproporcionale ushtarake kundër palestinezëve.
Bregu Perëndimor, përfshirë Kudsi Lindor, konsiderohet si territor i pushtuar sipas ligjit ndërkombëtar, në këtë mënyrë duke i bërë të paligjshme të gjitha vendbanimet hebraike atje.
Ashtu si Türkiye edhe pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar, BE-ja nuk e njeh sovranitetin e Izraelit mbi territoret që ka pushtuar që nga viti 1967.