RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE bie dakord për një paketë shtesë të mbështetjes prej 50 miliardë euro për Ukrainën

be-bie-dakord-per-nje-pakete-shtese-te-mbeshtetjes-prej-50-miliarde-euro-per-ukrainen

Bashkimi Evropian (BE) ra dakord mbi një paketë shtesë të mbështetjes prej 50 miliardë euro nga buxheti i saj për Ukrainën, transmeton Anadolu.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale tha se “Të gjithë 27 liderët, ranë dakord mbi paketën e mbështetjes prej 50 miliardë eurosh për Ukrainës në kuadër të buxhetit të BE-së”.

Ai shtoi se kjo për Ukrainën nënkupton garanci të mbështetjes së “qëndrueshme, afatgjate dhe të parashikueshme”. “BE-ja ndërmerr udhëheqje dhe përgjegjësi në çështjen e mbështetjes ndaj Ukrainës. Jemi të vetëdijshëm për përmasat e rrezikut”, tha Michel.

Liderët e vendeve të BE-së u mblodhën në samitin e posaçëm për të diskutuar ndryshimet në buxhetin afatgjatë të BE-së me objektiv sigurimin e mbështetjes financiare për Ukrainën.

Komisioni Evropian kërkonte që në buxhetin e saj 2024-2027 të përfshihej fondi prej 50 miliardë euro, në mënyrë që të siguronte mbështetje të pandërprerë në 4 vitet e ardhshme për Ukrainën. Teksa 26 anëtarë ofronin mbështetje, Hungaria e kundërshtonte me arsye të ndryshme.

Në Samitin e Liderëve të BE-së që u mbajt në dhjetor 2023, kryeministri hungarez Viktor Orban vendosi veto ndaj vendimit i cili kërkonte unanimitet.

Related posts

Izraeli mbyll Xhaminë Ibrahimi për adhuruesit muslimanë për shkak të Pashkës hebraike

admin

Gjatë bastisjeve të forcave izraelite plagosen 30 palestinezë

admin

Shuma që shpenzuan kosovarët për udhëtime gjatë muajit qershor

admin