RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtarët izraelitë plagosin dhjetëra palestinezë në Bregun Perëndimor

ushtaret-izraelite-plagosin-dhjetera-palestineze-ne-bregun-perendimor

Shumë palestinezë u plagosën në ndërhyrjen e ushtarëve izraelitë në demonstratat e zhvilluara në rajone të ndryshme në Bregun Perëndimor në solidaritet me kampin e refugjatëve Shuafat në Kuds, i cili është rrethuar nga forcat e Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të dhëna nga dëshmitarët okularë në rajon për korrespondentin e AA-së, ushtarët izraelitë qëlluan me plumba të vërtetë dhe gome dhe përdorën gaz lotsjellës ndaj të rinjve palestinezë që po protestonin në qytetin Ramallah dhe Al-Bire të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Në një deklaratë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thuhet se disa palestinezë janë plagosur me plumba të vërtetë në këmbë si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë gjatë tensioneve në hyrjet e qytetit. Në deklaratë theksohet se të lënduarit, të cilëve u është dhënë ndihma e parë nga ekipet mjekësore në terren, janë dërguar në spital për trajtim.

Gjithashtu thuhet se dhjetëra palestinezëve të prekur nga gazi lotsjellës i përdorur nga ushtarët izraelitë kanë marrë trajtim shëndetësor në terren.

Ndërhyrje të ngjashme nga ushtarët izraelitë ka pasur në protestat në qytetin Sabastiya në jug të Nablusit, në lagjet Beyt Emr dhe Bab ez-Zaviye në qytetin El-Halil dhe në Betlehem.

Grupe dhe aktivistë të ndryshëm në Palestinë vazhdojnë t’i bëjnë thirrje publikut që të qëndrojë në krah të banorëve të Shuafatit.

Related posts

Astronauti i Emirateve të Bashkuara Arabe fotografon Mekën nga stacioni hapësinor gjatë Haxhit

admin

Bosnjë e Hercegovinë, mbi 600.000 banorë janë larguar në 10 vitet e fundit

rezart morina

Nga një fushë vrasjeje në tjetrën për njerëzit e Gazës

admin6