RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

BE-ja i kërkon Kosovës “periudhë mjaft të gjatë tranzicioni” për Rregulloren e re të BQK-së

be-ja-i-kerkon-kosoves-“periudhe-mjaft-te-gjate-tranzicioni”-per-rregulloren-e-re-te-bqk-se

Bashkimi Evropian të enjten i ka kërkuar Kosovës periudhë mjaft të gjatë tranzicioni për zbatimin e Rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), pasi sipas bllokut, rrezikohet të ndërlikohet jeta e qytetarëve të komuniteteve, veçanërisht atyre serb për shkak të “moskonsultave paraprake”. BE-ja kërkuar që kjo çështje të adresohet në dialog.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të mërkurën konfirmoi mbështetjen e Qeverisë për Rregulloren e re të BQK-së, pavarësisht presionit ndërkombëtar për shtyrje të ekzekutimit të vendimit. Megjithatë, Bislimi ka pranuar se në vend të masave ndëshkuese, Qeveria do të investojë në informim dhe edukim gjatë “periudhës së tranzicionit”. Rregullorja e BQK-së, që ka hyrë në fuqi nga sot, parasheh që euro të jetë e vetmja valutë në Kosovë.

BE-ja ka thënë se periudha e shkurtër e tranzicionit për zbatimin e Rregullores, “e kombinuar me mungesën e informacionit dhe zgjidhjeve praktike për të gjitha komunitetet e prekura, rrezikon të ndërlikojë seriozisht jetën e tyre”.

“Bashkimi Evropian merr parasysh Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila pritet të hyjë në fuqi sot. Rregullorja synon të rrisë transparencën e flukseve financiare, të sigurojë stabilitetin financiar dhe të luftojë pastrimin dhe falsifikimin e parave. BE-ja vëren se Rregullorja do të ndikojë edhe në mbështetjen financiare që serbët e Kosovës marrin nga Serbia. BE-ja është e shqetësuar për pasojat që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera në mbarë Kosovën për shkak të mungesës së konsultimeve paraprake, veçanërisht për ndikimin e tij në shkolla dhe spitale, duke pasur parasysh mungesën e dukshme të alternativave në këtë moment”, thuhet në reagimin e BE-së.

“BE-ja i kërkon Kosovës që të sigurojë një periudhë mjaft të gjatë tranzicioni dhe të gjejë zgjidhje të negociuar për këtë çështje në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, vijon reagimi i tyre.

Related posts

Një stuhi e fortë godet Sarajevën

admin

Presidenti Erdoğan, iftarin e parë me të prekurit nga tërmeti në Kahramanmaraş

admin

Pavarësisht luftës, qindra palestinezë u mblodhën për iftar në Rafah, në jug të Gazës

admin