RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE-ja miraton projektet e para të përbashkëta për dronët, mbrojtjen detare dhe mbrojtjen kundër raketave

be-ja-miraton-projektet-e-para-te-perbashketa-per-dronet,-mbrojtjen-detare-dhe-mbrojtjen-kunder-raketave

Këshilli Evropian ka miratuar pesë Projektet e para Evropiane të Mbrojtjes me Interes të Përbashkët (EDPCI), të cilat synojnë forcimin e gatishmërisë mbrojtëse dhe kapacitetit industrial të bllokut, transmeton Anadolu.

Sipas Kwshillit Evropian, projektet bashkojnë vendet anëtare të BE-së për zhvillimin e kapaciteteve në fushën e dronëve dhe sistemeve kundër dronëve, mbrojtjes detare dhe të shtratit të detit, hapësirës, mbrojtjes ajrore dhe kundër raketave, si dhe mbrojtjes së krahut lindor të bllokut.

EDPCI-të u prezantuan në kuadër të Programit Evropian të Industrisë së Mbrojtjes (EDIP), të miratuar nga BE-ja në vitin 2025.

Projektet janë hartuar për t’u mundësuar vendeve anëtare të zhvillojnë së bashku kapacitete ushtarake që konsiderohen “kritike” për interesat e sigurisë dhe mbrojtjes së BE-së, veçanërisht iniciativa që janë tepër të mëdha ose komplekse për t’u realizuar nga vendet nw mwnyrw individuale.

Pesë projektet tani kanë të drejtë të përfitojnë financim nga BE-ja përmes EDIP-it, i cili do të mbështesë vendosjen e tyre fillestare dhe do të krijojë bazën për financime të mundshme shtesë në kuadër të Fondit Evropian të Konkurrueshmërisë, të planifikuar.

“Vendimi i sotëm tregon se Evropa mund të jetë ambicioze dhe t’i përmbushë premtimet e saj. Shtetet anëtare, së bashku me mbështetjen e BE-së, po bashkojnë forcat, po ndajnë ekspertizën e tyre dhe po investojnë së bashku në kapacitetet që na nevojiten”, tha Komisioneri Evropian për Mbrojtjen, Andrius Kubilius.

Related posts

KFOR zhvillon stërvitje me helikopterë në Prishtinë

Muhamet Ramadani

SHBA i bën thirrje Etiopisë për pjesëmarrje në një forcë ndërkombëtare sigurie në Gaza

Muhamet Ramadani

Shkon në 73 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Bangladesh

admin