RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ish-zv/kancelari gjerman akuzon Izraelin për krime lufte në Gaza

ish-zv/kancelari-gjerman-akuzon-izraelin-per-krime-lufte-ne-gaza

Ish-zv/kancelari gjerman, Robert Habeck, ka akuzuar Izraelin për krime lufte në Gaza, transmeton Anadolu,

“Mendoj se ka shumë prova se në Gaza janë kryer krime lufte”, tha Habeck për transmetuesin publik ARD.

“Çdo formë e antisemitizmit duhet të emërtohet dhe të luftohet, por kjo nuk duhet të çojë në ndalimin e shprehjes së mendimit ose në krijimin e një rregulli të pashprehur se nuk duhet kritikuar Izraeli dhe qeveria e Netanyahut”, theksoi ai.

Habeck, i cili ishte zv/kancelar i Gjermanisë nga viti 2021 deri në vitin 2025, e lidhi rritjen e antisemitizmit me krimet e luftës të Izraelit në Gaza.

“Arsyeja pse antisemitizmi është kaq i përhapur në të majtë aktualisht është për shkak të veprimeve të Izraelit dhe krimeve të luftës që ai ka kryer në Gaza”, tha ai.

Politikani i të Gjelbërve theksoi se Izraeli “nuk është” një shtet paqësor.

“Njerëzit mendojnë se, për shkak se hebrenjtë ishin viktima pas Luftës së Dytë Botërore dhe të gjitha pogromet që pasuan, shteti i Izraelit është një shtet paqësor. Por nuk është. Izraeli është një shtet i armatosur mirë, luftarak dhe në këtë kuptim gjithashtu agresiv ndaj botës së jashtme”, tha Habeck.

Për më tepër, shtoi ai, ekziston një hap që shkon edhe më tej.

“Dhe ky hap ka shkuar shumë larg në shumë vende të Gazës. Shumë njerëz në Izrael do të dëshironin që “qeveria gjermane t’i shprehte më qartë dhe në mënyrë më eksplicite krimet ose kritikat ndaj qeverisë së Izraelit”, tha ai.

Ofensiva izraelite ka vrarë më shumë se 73.000 persona, ka plagosur mbi 174.000 dhe ka shkaktuar shkatërrime masive që prekin rreth 90 për qind të infrastrukturës civile në Gaza që nga tetori 2023.

Related posts

Palestinezët, së bashku me aktivistë të huaj dhe izraelitë protestojnë në Qusra të Bregut Perëndimor

RTI

SHBA: Bin Salman ka imunitet nga ndjekja penale për vrasjen e Khashoggit

admin

Çmimet maksimale të naftës dhe benzinës për ditën e sotme

Hevzi