RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE-ja mirëpret kalimin në fazën e dytë të planit të Trumpit për Gazën

be-ja-mirepret-kalimin-ne-fazen-e-dyte-te-planit-te-trumpit-per-gazen

Bashkimi Evropian përshëndeti sot njoftimin e SHBA-së për kalimin në fazën e dytë të planit të Gazës, duke thënë se është gati të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e paqes në enklavë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Anouar El Anouni tha se blloku e mirëpriti planin, i cili u miratua nga Rezoluta 2803 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, veçanërisht emërimin e një Komiteti Kombëtar Palestinez për administrimin e Gazës me mbështetjen e Autoritetit Palestinez.

“BE-ja është gati të vazhdojë të mbështesë paqen në Gaza, përmes mjeteve të saj humanitare, të sigurisë, diplomatike dhe të bashkëpunimit”, tha El Anouni.

“Ne presim me padurim zbatimin e të gjithë Planit të Paqes, përfshirë çarmatimin e Hamasit, ofrimin e ndihmës humanitare në shkallë të gjerë dhe rindërtimin e Gazës”, shtoi ai.

Të mërkurën, i dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff njoftoi se faza e dytë e marrëveshjes së armëpushimit ka filluar si pjesë e planit 20-pikësh të presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza.

Ai tha se faza e dytë krijon një administratë palestineze teknokratike kalimtare në Gaza, Komitetin Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG) dhe fillon rindërtimi i Gazës.

Related posts

Gjykata e lartë e OKB-së tregon masat shtesë në rastin e gjenocidit kundër Izraelit

Muhamet Ramadani

VIDEO/ Tragjedia në Sri Lanka, të paktën 12 të vdekur pas një zjarri në azilin e të moshuarve, arrestohet drejtori!

admin

Izmir Zeqiri arrin në objektin ku do të betohet

Muhamet Ramadani