RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE kompenson Poloninë për krizën e shkaktuar nga bllokimi i eksportit të grurit ukrainas

be-kompenson-polonine-per-krizen-e-shkaktuar-nga-bllokimi-i-eksportit-te-grurit-ukrainas

BE-ja do të kompensojë Poloninë, për humbjet e fermerëve të shkaktuara nga importi i grurit ukrainas.

Polonia ka kritikuar BE-në për dështimin e dukshëm të përmbushjes së premtimit të saj për transportimin e grurit të importuar nga Ukraina në vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës.

Disa nga eksportet e grurit ukrainas u bllokuan në vendet fqinje të Ukrainës, duke përfshirë Poloninë, ndërsa fermerët janë ankuar se kanë probleme me shitjen e grurit të tyre, për shkak të depove të mbingarkuara dhe uljes së çmimeve.

Më 5 prill, Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së, publikoi një rregullore sipas së cilës Polonia, Bullgaria dhe Rumania do të merrnin një kompensim prej 56.3 milionë euro për humbjet e shkaktuara nga importi i grurit ukrainas.

Polonia përfitoi një ndihmë me vlerë 29.5 milionë euro.

Aktualisht, KE-ja po punon për këstin e dytë të mbështetjes.

Në këtë fazë, BE-ja ka planifikuar 75 milionë euro që do të ndahen mes pesë vendeve anëtare: Polonia, Bullgaria, Rumania, Sllovakia dhe Hungaria.

Polonia pritet të marrë 50-60% të kësaj shume./atsh

Related posts

Ukraina pretendon se ka goditur me raketa një objekt të industrisë ushtarake në Volgograd të Rusisë

RTI

“Rosatom” evakuon 150 punonjës tjerë nga centrali bërthamor “Bushehr” në Iran

Hevzi

Sulmi me granatë në Zveçan, flet serbi: U sulmova se bashkëpunova me shqiptarët

admin