Tetë nga dhjetë vendet me konsumin më të lartë të alkoolit janë në Evropë, duke përfshirë Islandën, Norvegjinë dhe Ukrainën me numrin më të madh, thuhet në një raport të OBSH-së.
Dhe abuzimi me alkoolin jo vetëm që shkakton dëme ekonomike dhe ushtron presion mbi sistemet sociale dhe shëndetësore, por gjithashtu shkakton kancer, thotë OBSH.
Kanceri është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve nga alkooli në të gjithë kontinentin evropian.
OBSH ka nisur një fushatë, për të rritur ndërgjegjësimin e publikut dhe politikëbërësve mbi lidhjet midis konsumit të alkoolit dhe rrezikut të kancerit. /tiranapost