RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE regjistron rritje të kërkesave për azil

be-regjistron-rritje-te-kerkesave-per-azil

Shtetet e Bashkimit Evropian morën 25% më shumë kërkesa për azil në qershor 2023 sesa në qershor 2022, deklaroi agjencia e statistikave të BE-së, Eurostat.

Në qershor, 83 385 persona aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në një nga 27 vendet anëtare të bllokut.

Shifra, megjithatë, është më e ulët se në vjeshtën e vitit 2022, kur në BE u dorëzuan rreth 100 000 aplikime mujore, sipas të dhënave të Eurostat.

Në përputhje me muajt e kaluar, sirianët përfaqësonin grupin më të madh të njerëzve që kërkonin mbrojtje në BE në qershor 2023, të ndjekur nga afganët, venezuelianët dhe kolumbianët.

Gjermania, Spanja, Franca dhe Italia së bashku morën rreth 75% të të gjitha kërkesave për azil në qershor 2023.

”Krahasuar me popullsinë e çdo vendi të BE-së, Qiproja mori shkallën më të lartë të aplikantëve, e ndjekur nga Austria”, tha Eurostat. /atsh

Related posts

A mundet Kosova ta padisë Serbinë për gjenocid?

Muhamet Ramadani

Reuters: Njerëzit e Assadit që duan të përmbysin Ahmed al-Sharrah

RTI

Qindra aktivistë hebrenj u arrestuan gjatë protestës kundër lu’ftës në Ga’za në ndërtesën e Kongresit Amerikan

Muhamet Ramadani