RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bëhet hapi i parë që lidh veriun me Mitrovicën me transport publik

behet-hapi-i-pare-qe-lidh-veriun-me-mitrovicen-me-transport-publik

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar të mërkurën për shpalljen e thirrjes për aplikim për transport publik, për lidhje më të madhe të katër komunave veriore me Mitrovicën e Jugut.

Siç ka njoftuar ai, transporti publik do të subvencionohet “me qëllim që të lidhim edhe më shumë njerëzit dhe ta bashkojmë edhe më fort Jugun me Veriun”.

Sipas Durmishit, do të ketë linja autobusi nga Mitrovica e Jugut për në Leposaviq e deri në Jarinjë, për në Zubin Potok e deri në Bërnjak, nga Jugu i Mitrovicës për te Kroi i Vitakut dhe në Zhazhë, Bistricë e Cerajë, si dhe nga Mitrovica e Jugut për në Banjskë dhe fshatrat e tjera të Zveçanit, dhe anasjelltas.

Sipas thirrjes, synohet që të jenë 6 linja të ndryshme me nga tri nisje e tri kthime brenda ditës.

Kompanitë që synojnë të aplikojnë për këto linja, kanë kohë për aplikim deri më 16 janar 2026.

Related posts

Qeni Alfa: Ndihmësi më i madh në operacionet e shpëtimit në Türkiye

Muhamet Ramadani

Mickoski: Nuk më pengon gjuha shqipe, unë përpiqem ta mësoj

RTI

Petkoviqit nuk i aprovohet kërkesa për të hyrë në Kosovë

admin