RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Komisioni Evropian konfirmon heqjen e një pjese të masave ndaj Kosovës

komisioni-evropian-konfirmon-heqjen-e-nje-pjese-te-masave-ndaj-kosoves

Komisioni Evropian ka shprehur gatishmërinë për lirimin e gjysmës së shumës së ndihmës financiare që ishte dedikuar për Kosovën, por kishte mbetur e bllokuar për shkak të masave të vendosura në verë të vitit 2023.

Kjo është konfirmuar nga Zyra e Shtypit e Komisionit Evropian, pasi u konstatua se pas zgjedhjeve të fundit lokale në Kosovë ka pasur transferim të qetë dhe të rregullt të qeverisjes lokale në veri të vendit.

Pesëdhjetë për qind e asistencës financiare kap shumën mbi 200 milionë euro.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur të martën se ka pranuar një letër nga drejtorati i përgjithshëm për zgjerim, në të cilën konfirmohet heqja e një pjese të masave në vlerë prej 34.6 milionë eurosh.

Sipas një zëdhënësi të Komisionit Evropian, kjo shumë do të mundësojë nënshkrimin e kontratave për katër projekte, ndërsa pjesa e mbetur prej 181 milionë eurosh është pjesë e zbatimit të të gjitha fondeve të mbetura nga programi i Instrumentit të Para-Anëtarësimit, të destinuara për Kosovën.

Siç është shpjeguar nga Zyra e Shtypit e Komisionit Evropian, miratimi i planifikuar i vendimit të financimit pritet të ndodhë në pranverën e vitit 2026, ndërsa lejimi i projekteve të para do të duhej të fillojë në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.

Related posts

LVV nuk propozon sërish kandidat për kryetar të Kuvendit, Kurti kërkon kohë shtesë

Kushtrim Guraj

Depot me armë ruse në shënjestër të Ukrainës, rriten shqetësimet për centralin bërthamor

admin

BE diskuton trajnimin për 3,000 policë palestinezë në Gaza

RTI