RTV AHIRETI
Shëndetësi

Benefitet e qershive gjatë verës

benefitet-e-qershive-gjate-veres

Qershitë janë padyshim ushqim i jashtëzakonshëm i stinës së verës.

Vetëm një tas prej tyre përmban rreth 90 kalori dhe është i pasur me vitamina A dhe C.

Konsumimi i këtij fruti të vogël plot shije i dhuron trupit tuaj shumë antioksidantë që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe mbipeshës.

Krahas këtyre vlerave ekspertët thonë se qershitë ndihmojnë organizmin edhe në shumë drejtime të tjera.

Në këtë artikull listohen disa nga vlerat e jashtëzakonshme që mund të përfitoni nga kokrrat e qershive.

Ndikimi në kocka

Qershitë janë një burim i madh antioksidantësh dhe për këtë arsye ndihmojnë në rigjenerimin e kockave.

Mjekët i lidhin me reduktimin e acidit nitrik që është faktori kryesor për sëmundjen e artritit rheumatoid dhe oseteoartritit.

Sipas një studimi të Universitetit të Bostonit në Amerikë, konsumimi i këtij fruti ul me 35% shansin e dhimbjes së kockave.

Gjithashtu qershitë parandalojnë inflamacionin e organizmit dhe problemet me presionin e ulët apo të lartë të gjakut.

Ulin nivelin e sheqerit në gjak

Për të gjithë personat me diabet, qershitë mund të jenë zgjidhja e duhur për të qëndruar të shëndetshëm.

Si të gjithë frutat me ngjyrë të kuqe edhe qershitë ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak.

Atoksianina, sipas mjekëve rrit me 50% prodhimin e nivelit të insulinës në trup duke ndihmuar kështu rregullimin e sheqerit në gjak.

Ndihmon në parandalimin e sëmundjve të zemrës

Qershitë e athta ndihmojnë në përmirësimin dhe parandalimin e problemeve kardiovaskulare.

Nëse i konsumoni vazhdimisht ato do të parandaloni edhe riskun e prekjes nga ataku në zemër.

Ndihmojnë në reduktimin e yndyrave të këqija në gjak duke ju dhuruar një trup të shëndetshëm.

Kundër sëmundjeve kancerogjene

Një dietë sa më e pasur me qershi mund të ulë rrezikun e prekjes nga sëmundjet kancerogjene.

Duke qenë të pasura me fibra ato promovojnë tretjen e mirë dhe ulin rrezikun e prekjes nga kanceri i zorrës së trashë.

Veçanërisht qershitë athta të cilat përmbajnë disa enzima të cilat ndihmojnë trupin të rregullojë radikalet e lira.

Ndihmon në përmirësimin e memories

Janë një burim i mirë antocianine që do të thotë një shëndet i mirë për memorien.

Ky frut shumë i shijshëm ndihmon trurin të përmirësojë funksionet e tij dhe të përmirësojë memorien ndër vite.

Ndikimi tek gjumi.

Related posts

Mjekët e qendrave shëndetësore bëjnë peticion, pasi u refuzua shpërblimi

admin

​Këto ushqime mund të çojnë në sëmundje të zemrës

admin

Çfarë është skizofrenia?

admin