RTV AHIRETI
Shëndetësi

​Bëni këtë test dhe do të kuptoni se sa e shëndetshme është zemra juaj

​beni-kete-test-dhe-do-te-kuptoni-se-sa-e-shendetshme-eshte-zemra-juaj

Është shumë e rëndësishme që të kontrolloni zemrën, organin që ju mban në jetë. Ekziston një test i thjeshtë që mund ta bëni në shtëpi, i cili tregon se sa e shëndetshme është zemra juaj. Mbushni një tas me ujë të ftohtë dhe shtoni akull. Zhytni të dyja duart në ujë dhe mbajini për 30 sekonda:

1. Nëse gishtat janë të zbehtë, keni probleme me qarkullimin e gjakut në trup dhe niveli i oksigjenit në gjak është i ulët.

2. Nëse gishtat janë të kuq, kjo është një shenjë e mirë sepse tregojnë se zemra dhe qarkullimi i gjakut janë të shëndetshëm.

Për shkak se gjaku transporton oksigjen dhe lëndë ushqyese në të gjitha pjesët e tjera të trupit, funksionimi i dobët i sistemit të qarkullimit të gjakut mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore, madje edhe probleme me zemrën.

Si të përmirësohet qarkullimi?

Gjëja e parë që mund të bëni për të përmirësuar qarkullimin është të ndryshoni stilin e jetës tuaj. Mundohuni të zëvendësoni zakonet e këqija të jetës me ato të shëndetshme. Hiqni dorë nga alkooli, kafeja, duhani, ushqimet e pasura me sheqerna dhe yndyrna të këqija.

Humbja e peshës, nëse jeni obezë, mund të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit. Aktivitet fizik i rregullt dhe i moderuar gjithashtu. Kolesteroli i mirë (HDL) është i njohur për mbrojtjen e mureve të enëve të gjakut.

Një tjetër faktor që çon në qarkullim të dobët, veçanërisht në këmbë, është qëndrimi ulur gjatë, gjë që është karakteristikë e punëve moderne. Mundohuni të ngriheni sa më shpesh të jetë e mundur.

Related posts

Tre problemet shëndetësore që mund të tregojë lemza

Muhamet Ramadani

Lajini mollët me ujë të nxehtë dhe do të kuptoni diçka shumë të rëndësishme për to

admin

Ushqimet që duhet konsumuar në mëngjes për të pasur disponim të mirë

Muhamet Ramadani