RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden mesazh Izraelit: Ndiqeni Hamasin, por kujdes me civilët

biden-mesazh-izraelit:-ndiqeni-hamasin,-por-kujdes-me-civilet

Ndërsa sulmet izraelite në Gaza vazhdojnë, presidenti i ShBA-së Joe Biden tha se Izraeli duhet të jetë më i kujdesshëm që të mos vriten civilët në Gaza.

Biden, gjatë një takimi në Maryland, iu përgjigj një pyetjeje lidhur me çështjen Izrael-Palestinë.

I pyetur nëse mendon që Izraeli duhet të ulë intensitetin e luftës deri në Vitin e Ri, Biden u përgjigj: “Nga Izraeli dua të fokusohen se si mund të shpëtojnë jetët e civilëve. Le të vazhdojnë të ndjekin Hamasin, por të jenë më të kujdesshëm (në çështjen e civilëve).

Ndërsa në një deklaratë të bërë më parë, presidenti Biden ishte shprehur se Izraeli ka filluar të humbasë mbështetjen e botës për shkak të bombardimeve joselektive në Gaza dhe se kryeministri Benjamin Netanyahu duhet të ndryshojë qeverinë për një zgjidhje afatgjatë.

Related posts

Forcat izraelite shkatërruan 2 shtëpi të palestinezëve në Bregun Perëndimor

admin

Irani dënon su’lmet ajrore të Iz’raelit në Jemen

admin

Stabilizimi i marrëdhënieve dypalëshe në qendër të takimit Mitsotakis-Erdogan

admin