RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Stabilizimi i marrëdhënieve dypalëshe në qendër të takimit Mitsotakis-Erdogan

stabilizimi-i-marredhenieve-dypaleshe-ne-qender-te-takimit-mitsotakis-erdogan

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvilluan një takim gjatë samitit të NATO-s në Vilnius.

Kryeministri grek shprehu shpresën se ”ky është hapi i parë për rifillimin e marrëdhënieve greko-turke duke këmbëngulur se të dy vendet nuk duhet të jetojnë në një klimë tensioni”.

Burimet qeveritare kujtojnë se Erdogan në fillim të takimit sinjalizoi ekzistencën e një kabineti të ri në të dy vendet, ku Mitsotakis nënvizoi se ”ministrat e Jashtëm grek dhe turk kanë folur tashmë dhe kanë kontakte dhe bashkëpunim të mirë”.

Të njëjtat burime thanë se në fillim të takimit mes dy liderëve ka qenë edhe kreu i shërbimeve sekrete turke, Ibrahim Kalin, i cili ka uruar kryeministrin grek për rizgjedhjen. /atsh

Related posts

Protesta anembanë Iz’raelit, kërkohet të arrihet marrëveshje për shkëmbimin e pe’ngjeve me fraksionet pa’lestineze

Muhamet Ramadani

Netanyahu tha se kanë rënie dramatike të dërgesave të armëve amerikane, por çfarë ka ndodhur me marrëdhënien mes Izraelit dhe SHBA-së

admin

Pas Haxhiut, Costa zhvillon takim edhe me Kurtin

Hevzi