RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden në Vietnam për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe kundër Kinës

biden-ne-vietnam-per-forcimin-e-marredhenieve-dypaleshe-kunder-kines

Presidenti amerikan, Joe Biden mbërriti sot në Vietnam për të ndërmarrë një hap të ri në marrëdhëniet dypalëshe, në një sfond rivaliteti me Kinën.

Biden, i cili zbriti nga avioni presidencial ”Air Force One” në Hanoi, mori pjesë këtë fundjavë në samitin e G20-s në Nju Delhi.

Ai do të takohet me liderin e Partisë Komuniste në pushtet, Nguyen Phu Trong.

Ai duhet të nënshkruajë një partneritet të zgjeruar strategjik.

Deri tani, Vietnami ka përfunduar vetëm një partneritet të tillë, i cili pasqyron shkallën më të lartë të afërsisë diplomatike, me Rusinë, Indinë, Korenë e Jugut dhe Kinën.

Ndërsa është i kujdesshëm që të mos shihet si përkrah Uashingtonit apo Pekinit, Hanoi ndan shqetësimet e SHBA-së mbi pretendimet e Pekinit në Detin e Kinës Jugore – ku Hanoi ka pretendime rivale.

Një ditë para vizitës së Biden, ”New York Times” raportoi se Vietnami po negocionte fshehurazi një marrëveshje të re armësh me Rusinë, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare.

Sipas një dokumenti të Ministrisë vietnameze të Financave, të cituar nga e përditshmja amerikane, kjo marrëveshje mund të financohet përmes një projekti të përbashkët nafte me Rusinë dhe Vietnamin që ndodhet në Siberi.

Uashingtoni e konsideron Hanoin një partner të rëndësishëm pasi amerikanët kërkojnë të krijojnë qarqe industriale globale në mënyrë që të varen më pak nga Kina. /atsh

Related posts

I riu shkon me çekiç e thikë në gjimnazin në Athinë, plagos nxënësin dhe drejtorin e shkollës

admin

Zyrtarët e Qeverisë së Tajvanit dhurojnë rrogën si ndihmë për tërmetin në Turqi

rezart morina

“Rosneft” paralajmëron rritje çmimi të naftës në Gjermani

admin