RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden njofton mbërritjen e dërgesës së parë të ndihmës përmes skelës në Gaza

biden-njofton-mberritjen-e-dergeses-se-pare-te-ndihmes-permes-skeles-ne-gaza

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka njoftuar mbërritjen me sukses të dërgesave të para të ndihmave në Rripin e Gazës përmes një skele humanitare shumëkombëshe, transmeton Anadolu.

“Më herët sot, dërgesat e para të ndihmës humanitare mbërritën në brigjet e Gazës përmes skelës humanitare shumëkombëshe falë punës së palodhshme të CENTCOM-it dhe ekipeve tona në USAID dhe Departamentin e Shtetit”, njoftoi Biden në platformën sociale X.

Biden tha se ndihma, e lehtësuar nga USAID, përfshin “170 tonë metrikë bare ushqimore të pasura me lëndë ushqyese të përshtatura për të mbështetur 11 mijë fëmijë dhe të rritur të cenueshëm”.

Sipas presidentit amerikan, dërgesa gjithashtu përfshin “ushqime terapeutike të gatshme për përdorim dhe furnizime thelbësore” që synojnë të ofrojnë “strehim, ujë të pastër dhe mbështetje higjienike” për më shumë se 33 mijë individë në Gaza.

“Më shumë ndihma nga SHBA-ja dhe vendet e tjera vazhdojnë të mbërrijnë në Qipro, ku do të ngarkohen në anije për t’u dorëzuar përmes skelës”, tha Biden.

President amerikan përmendi gjithashtu urgjencën e trajtimit të situatës së rëndë me të cilën përballet popullsia palestineze, duke theksuar nevojën kritike për të përshpejtuar shpërndarjen e ndihmave për ata që kanë më shumë nevojë.

“Më lejoni të jem i qartë. Populli palestinez po vuan. Nevoja për të marrë ndihmë më të madhe për të cenuarit është urgjente”, tha Biden.

Ai përsëriti bashkëpunimin me Izraelin për të rritur rrjedhën e ndihmave në Gaza nëpërmjet rrugëve tokësore, duke theksuar angazhimin për të rritur përpjekjet humanitare në rajon.

Izraeli ka zhvilluar një ofensivë brutale në Gaza pas një sulmi të Hamasit më 7 tetor, në të cilin sipas Tel Avivit u vranë afgër 1.200 njerëz.

Që atëherë, të paktën 35.300 palestinezë janë vrarë në Gaza, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe mbi 79.200 të tjerë janë plagosur.

Më shumë se shtatë muaj pas luftës izraelite, zona të gjera të Gazës janë kthyer në rrënoja mes një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për “gjenocid” në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila ka urdhëruar Tel Avivin të sigurojë që forcat e tij të mos kryejnë akte të gjenocidit dhe të marrin masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Biden kërkon veprim të shpejtë për ndihmë derisa dërgesat e para po arrijnë në Gaza.

Related posts

Qerkini: Kërkojmë që në marrëveshje të jetë një pikë e veçantë për të pagjeturit

admin

Të paktën 78 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga rrëmuja në Jemen

admin

Gjykata Komerciale shtyn ekzekutimin e vendimit të MINT për Klan Kosovën

rezart morina