RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të paktën 78 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga rrëmuja në Jemen

te-pakten-78-te-vrare-dhe-dhjetera-te-plagosur-nga-rremuja-ne-jemen

Tragjedia ndodhi teksa qindra njerëz u mblodhën në një shkollë me shpresën për të marrë ndihmën financiare që u jepej nga tregtarët me rastin e festës së Bajramit.

Dëshmitarët  i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press se Houthit e armatosur kishin qëlluar në ajër në një përpjekje për të kontrolluar turmën, duke goditur me sa duket telat elektrik, të cilët shpërthyen dhe shkaktuan panikë tek ata që prisnin.

Pamjet e transmetuara nga kanali televiziv Al Masirah i Houthive treguan grupe trupash të grumbulluar së bashku, me njerëz që ngjiteshin mbi njëri-tjetrin për të provuar të kalonin rrugën.

Shumë prej tyre kishin gojët e mbuluara nga duart e njerëzve të tjerë, pjesa tjetër e trupave të tyre u përfshi nga turma, treguan pamjet.

Foto të veçanta të publikuara nga Houthis, të cilët kontrollojnë kryeqytetin, tregonin njolla gjaku, këpucë dhe veshje të viktimave të shpërndara në tokë me hetuesit që ekzaminonin zonën.

Më shumë se 300 njerëz u lënduan, raportoi agjencia e lajmeve AFP, duke cituar një zyrtar të sigurisë së Houthive. Të paktën 73 nga të plagosurit u dërguan në spitalin al-Thowra në Sanaa, sipas zëvendësdrejtorit të spitalit Hamdan Bagheri, me familjet që nxituan në spitale për të gjetur të dashurit e tyre.

Më shumë se 21 milionë njerëz në Jemen, ose dy të tretat e popullsisë së vendit, kanë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare në vendin që vazhdon të ketë luftime e trazira. /mesazhi

Related posts

Prapaskenat/ Pse e shkarkoi Qeveria serbe kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi?

admin

Aktivistët e klimës zotohen të vazhdojnë protestat kundër minierës së qymyrit në Gjermani

admin

Komuniteti turk në Zvicër proteston kundër djegies së Kuranit në Suedi

admin