Presidenti amerikan Joe Biden përsëriti mbështetjen e tij për Izraelin dhe tha se për të është gjithashtu “prioritet” që të adresojë urgjentisht krizën humanitare në Gaza, raporton Anadolu.
“Ne po sigurohemi që Izraeli të ketë atë që i nevojitet për të mbrojtur veten dhe për t’iu përgjigjur këtyre sulmeve (të Hamasit). Është gjithashtu një prioritet për mua që të trajtoj urgjentisht krizën humanitare në Gaza”, tha Biden në një fjalim në Philadelphia.
Presidenti amerikan tha se ai po i drejton ekipet e tij për të punuar në rajon, duke përfshirë komunikimin e drejtpërdrejtë me qeveritë e Izraelit, Egjiptit, Jordanisë dhe kombeve të tjera arabe, si dhe me OKB-në.
“Ne nuk mund të harrojmë faktin se shumica dërrmuese e palestinezëve nuk kishin asgjë të bënin me Hamasin dhe sulmet e tmerrshme të Hamasit, dhe si rezultat, ata po vuajnë”, tha ai.