RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bideni dhe Zelensky takohen në Shtëpinë e Bardhë

bideni-dhe-zelensky-takohen-ne-shtepine-e-bardhe

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka pritur në takim homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale, njoftoi të enjten BBC-ja.

Gjatë këtij takimi, Zelensky e ka falënderuar SHBA-në dhe Bidenin për ndihmën që ka marrë vendi i tij deri më tani.

“Faleminderit për ftesën dhe për ndihmën jetike të ofruar nga Shtetet e Bashkuara për Ukrainën për të luftuar terrorin rus”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, ka ripohuar angazhimin afatgjatë të Shtëpisë së Bardhë për sigurinë e Ukrainës dhe qëllimin e paqes së qëndrueshme.

Ai ka duartrokitur Zelenskyn dhe trimërinë e popullit ukrainas në përpjekjet e tyre për t’u mbrojtur kundër pushtimit rus.

“Ata fjalë për fjalë kanë frymëzuar botën”, ka thënë Bideni. “Populli amerikan… bota qëndron me ju”, ka shtuar ai.

Ky është takimi i tyre i gjashtë këtë vit dhe takimi i tretë në Shtëpinë e Bardhë. /koha

Related posts

India do blejë 114 avionë luftarakë “Rafale” nga Franca, vetë presidenti Macron udhëheq negociatat gjatë vizitës në New Delhi!

admin

Zhvillimet e fundit nga Pa’lestina

admin

“Gjithçka është tmerr!”- Ditarët e viktimave zbulojnë se si Epstein dhe Ghislaine Maxwell “peshkonin” vajzat: Isha 14 vjeçe, do shihja botën, më premtoi para…

admin