Një 26-vjeçar ka vdekur pasi ka rënë nga kati i tretë i një objekti banesor në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj.
Rastin i cili ka ndodhur rreth orës 19:45 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai për teve1.info ka thënë se vdekja është konstatuar nga ekipet mjekësore.
“Nga hetimet e para mësohet se viktima derisa ishte në ballkon ka rënë bashkë me mbajtëset e ballkonit në tokë .Janë njoftuar edhe Inspektorët e punës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML –Prishtinë për obduksion”, ka thënë Veseli.
Ai ka bërë të ditur se veç policëve të rendit në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krimteknikët rajonal të cilët nën autorizim të prokurorit kujdestar kanë nisur hetimet.