RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bie nga ndërtesa, humb jetën 15-vjeçari në Mitrovicë

bie-nga-ndertesa,-humb-jeten-15-vjecari-ne-mitrovice

Një 15-vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë nga një ndërtësë në Mitrovicë.

Siç bën të ditur Policia, rasti ka ndodhur rreht orës 13:30 në rrugën ” Luan Haradinaj”, në Mitrovicë.

Hetuesit policor me autorizim të prokurorit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

“Sot, rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën ” Luan Haradinaj” në Mitrovicë, nga një ndërtesë ka rënë viktima rreth 15 vjeçar, ku si pasojë e lëndimeve viktima B.S., ka humbur jetën. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

Related posts

Trump: SHBA-ja është gati të ndihmojnë Venezuelën pas tërmeteve të fuqishme

Muhamet Ramadani

Sulmi me armë në një shkollë në Finlandë, mes të plagosurve një nxënëse shqiptare

admin

Egjipti vazhdon të ofrojë ndihmë humanitare për Libinë e goditur nga stuhia

admin