RTV AHIRETI
ArtikujFeaturedKosovëLajmeLajmet

BIK: Këtë vit tubuam mbi 12 mijë kurbanë

bik:-kete-vit-tubuam-mbi-12-mije-kurbane

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar afati i pranimeve për pagesë për therjen e kurbaneve në këtë institucion.

Këtë vit, në institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës janë tubuar mbi 12174 kurbanë, e për të cilët në ditët në vijim do të publikohen listat me emrat e të gjithë atyre që kanë therur kurbanë në Bashkësinë Islame të Kosovës.

Edhe sot, sikurse edhe dy ditët e para të Kurban-Bajramit, është duke u çuar në vend amaneti i besimtarëve tanë për therjen e kurbaneve sipas normave hallall dhe standardeve të BE-së.

Bashkësia Islame e Kosovës falënderon të gjithë besimtarët që ia besuan amanetin e therjes së kurbanit, duke lutur Zotin e Madhëruar që t’ua pranojë këtë ibadet dhe që t’i shpërblejë me mirësitë e Tij.

Related posts

Protestuesit propalestinezë hyjnë në hotelin ku qëndronte Biden, bëjnë thirrje për armëpushim në Gaza

rezart morina

Dy të vrarë me armë në Tiranë/ Vëllai vret vëllanë, më pas vetëvritet

admin6

Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me presidentin azerbajxhanas për ngjarjet e fundit në Karabak

admin