Bilanci i viktimave nga shembja e një ndërtese banimi në Gaza City, e cila ndodhi të mërkurën, ka shkuar në 21 palestinezë të vrarë dhe 45 të plagosur, njoftoi Mbrojtja Civile në Rripin e Gazës.
Ekipet e shpëtimit kanë vijuar kërkimet në rrënoja pas shembjes së ndërtesës, ku besohet se ndodheshin familje të zhvendosura.
Më herët ishte raportuar për viktima dhe persona të bllokuar nën rrënoja, ndërsa autoritetet kanë përditësuar bilancin pas operacioneve të kërkim-shpëtimit. /mesazhi

