Ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Billstrom tha se arsyeja që Turqia nuk miratoi anëtarësimin e Suedisë në NATO, ishin aktivitetet e gjera të organizatës terroriste PKK/YPG në vendin e tij.
Në deklaratën për gazetën “Dahens Nyheter” rreth procesit të anëtarësimit të Suedisë në NATO, Billstrom tha se kanë përgjegjësi ndaj Turqisë për të luftuar kundër organizatës terroriste PKK/YPG.
“Organizata terroriste PKK ka aktivitete të gjera të panjohura më parë në Suedi. Kjo është arsyeja pse Turqia nuk miraton anëtarësimin e Suedisë në NATO. Jemi përgjegjës ndaj Turqisë për t’u interesuar për këtë problem”, shtoi ai.
Duke folur për aktivitetet e PKK/YPG-së në Suedi, Billstrom tha se “aktivitetet e PKK-së në territorin tonë janë shumë të gjera. Ndërmerren punime gjithëpërfshirëse për të financuar aktivitetet terroriste kundër Turqisë. Gjithashtu përdorin territorin tonë si bazë për shitjen e drogës dhe për të mbledhur para me rrugë të ndryshme që dëmtojnë shoqërinë suedeze. Përdorimi i tyre për terrorizëm në një vend tjetër, nuk do të thotë se ne duhet t’i marrim më pak seriozisht këto aktivitete”.
Më tej Billstrom shpjegoi se me ligjin e ri penal që do të hyjë në fuqi në Suedi më 1 qershor, do të plotësohen edhe hezitimet e Turqisë.
Në projektligjin i cili synon të vendosë në kuadrin e krimit anëtarësimin në organizatat terroriste, parashikohet dënim deri në katër vite burg për persona që marrin pjesë në aktivitete terroriste dhe kryejnë bashkëpunim me organizatat terroriste.