RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Bjellorusia nuk do ta lërë Evropën të ngrijë”, Lukashenko tallet teksa shfaqet duke prerë dru zjarri

“bjellorusia-nuk-do-ta-lere-evropen-te-ngrije”,-lukashenko-tallet-teksa-shfaqet-duke-prere-dru-zjarri

Presidenti i Bjellorusisë, njëherësh aleat i Putinit, Aleksandër Lukashenko, ka realizuar një video në të cilën ai premton se Bjellorusia nuk do të lejojë që Evropa të ngrijë gjatë dimrit, teksa shfaqet duke prerë dru zjarri.

“Bjellorusia nuk do ta lërë Evropën të ngrijë”, tha Alexander Lukashenko me 14 shtator ndërsa priste drutë e zjarrit.

“Ne do të ndihmojmë vëllezërit tanë, ndoshta ata do të na ndihmojnë një ditë”, tha politikani.

“Ai vuri në dukje se BE-ja nuk duhet të zgjedhë midis pemëve apo druve të tjerë të zjarrit, “gjëja kryesore është të jesh ngrohtë”.

Pamjet e Presidentit të Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko duke copëtuar dru zjarri ndërsa talleshin me Evropën, vijnë pasi kompania ruse e energjisë e kontrolluar nga shteti Gazprom u përpoq të frikësonte Evropën me një video që tregon pasojat e tmerrshme të një dimri të ftohtë.

Videoja e Gazpromit rus që synonte të frikësonte Evropën përpara dimrit “të ngrirë” u shpërnda gjerësisht në Twitter. /oranews

Related posts

Zelanda e Re rikonfirmon angazhimin për vetëvendosjen palestineze dhe dënon ashpër dhunën e kolonëve

admin

Qeveria franceze nuk gjen qetësi, protestat masive mbyllin biznese e shkolla

admin

Persona të armatosur me motoçikleta vrasin të paktën 50 persona në veriperëndim të Nigerisë

Hevzi