RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan niset drejt Uzbekistanit për të marrë pjesë në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait

erdogan-niset-drejt-uzbekistanit-per-te-marre-pjese-ne-samitin-e-organizates-se-bashkepunimit-te-shangait

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan është nisur drejt qytetit Semerkant të Uzbekistanit për të marrë pjesë si i ftuar special në Samitin e 22-të të presidentëve të shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan u përcoll nga aeroporti Esenboğa në Ankara nga zv/presidenti Fuat Oktay dhe zyrtarë të tjerë.

Në vizitën e tij në Semerkant presidenti Erdoğan shoqërohet nga bashkëshortja e tij Emine Erdoğan, ministri i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dönmez, ministri i Thesarit dhe Financave, Nureddin Nebati, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, ministri i Tregtisë, Mehmet Muş, kreu i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT), Hakan Fidan, kreu i Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Ismail Demir, drejtori i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun, zëdhënësi i Presidencës, İbrahim Kalın, zv.kryetari i përgjithshëm dhe zëdhënësi i AK Partisë, Ömer Çelik.

Erdoğan do të marrë pjesë si i ftuar special në Samitin e 22-të të presidentëve shtetëror të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, me ftesë të presidentit të Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev.

Kjo do të jetë hera e parë që Turqia merr pjesë në nivel “presidencial” në takimet e Samitit që nga viti 2012, kur Turqia mori statusin “Partner dialogu” në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait.

Pritet që presidenti Erdoğan të mbajë fjalim në sesionin e Samitit që do të mbahet më 16 shtator dhe të zhvillojë takime dypalëshe me këtë rast.

Related posts

Pesë të vrarë nga bombardimet izraelite në jug të Bejrutit, pavarësisht armëpushimit

RTI

Gjermania kërkon zgjidhje paqësore të konfliktit me Iranin

Muhamet Ramadani

Gjermania i bën thirrje Izraelit të ndalë sulmet ushtarake në Liban

Kushtrim Guraj