RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Blinken mbërrin në Izrael në kuadër të turneut të tij në Lindjen e Mesme

blinken-mberrin-ne-izrael-ne-kuader-te-turneut-te-tij-ne-lindjen-e-mesme

Sekretar i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, ka mbërritur në Izrael nga Egjipti në vendin e dytë të turneut të tij në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Blinken u prit nga shefi i diplomacisë izraelite, Eli Cohen, në aeroportin ndërkombëtar ‘Ben Gurion’.

Shefi i diplomacisë amerikane e nisi vizitën e tij duke i bërë thirrje Izraelit dhe palestinezëve “të ndërmarrin hapa për të qetësuar tensionet në vend që t’i nxisin ato”, pasi vizita e tij pason dhunën në rritje në territoret palestineze.

Të premten në mbrëmje, të paktën shtatë izraelitë u vranë në një sulme me armë zjarri pranë një sinagoge në një vendbanim izraelit në Kudsin Lindor të pushtuar. Dy izraelitë gjithashtu u plagosën në Kudsin Lindor të shtunën.

Dhuna erdhi pasi të paktën nëntë palestinezë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën të enjten në një operacion ushtarak izraelit në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor.

Blinken dënoi sulmin e të premtes, si dhe siç tha ai, “sulmin pasues terrorist në Kuds të shtunën, ku u plagosën një baba dhe i biri i tij”.

“Ne dënojmë të gjithë ata që festojnë këto dhe çdo akt tjetër terrorizmi që marrin jetë të pafajshme, pavarësisht se kush është viktima apo çfarë besojnë ata”, tha Blinken.

Ai theksoi se “thirrjet për hakmarrje ndaj më shumë viktimave të pafajshme nuk janë përgjigja dhe aktet e dhunës hakmarrëse kundër civilëve nuk justifikohen kurrë”.

Gjatë qëndrimit të tij dy-ditor, Blinken do të vizitojë edhe qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor për bisedime me zyrtarët palestinezë.

Blinken është zyrtari i tretë i nivelit të lartë amerikan që viziton rajonin që nga formimi i qeverisë aktuale izraelite të kryesuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu në muajin e kaluar, pas këshilltarit amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan dhe drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), William Burns.

Sipas Departamentit të Shtetit, Blinken do të diskutojë me zyrtarët izraelitë mbështetjen e qëndrueshme të SHBA-së për sigurinë e Izraelit, veçanërisht kundër kërcënimeve nga Irani.

Bisedimet do të trajtojnë edhe integrimin e thelluar të Izraelit në rajon, marrëdhëniet izraelito-palestineze dhe rëndësinë e zgjidhjes me dy shtete, si dhe një sërë çështjesh të tjera globale dhe rajonale.

Në Bregun Perëndimor, Blinken do të takohet me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar marrëdhëniet izraelito-palestineze, reformat politike dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të SHBA-së me palestinezët.

Related posts

Tensionet në veri, vjen reagimi i parë nga Presidenca

admin

Dhjetëra izraelitë hyjnë në Al-Aksa për të shënuar festën hebraike Hanukkah

admin

Lajçak: Diskutimet për dinarin vazhdojnë të hënën, marrëveshja duhet të adresohet nga Kurti e Vuçiçi

admin