RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetRajon dhe Botë

Blinken telefonon Vuçiqin

blinken-telefonon-vuciqin

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Me këtë rast, Blinken bëri të ditur se e ka falënderuar atë për angazhimin konstruktiv me ekipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së, që ditë më parë ishin për vizitë në Serbi, për intensifikimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi.

Përmes në publikimi në Twitter, Blinken tha se e ka falënderuar presidentin serb për hapjen ndaj propozimit të Bashkimit Evropian.

“Fola me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për ta falënderuar për angazhimin e tij konstruktiv me ekipin e SHBA-së dhe BE-së javën e kaluar dhe për hapjen e tij ndaj propozimit të BE-së për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, i cili është thelbësor për sigurimin e së ardhmes evropiane të Serbisë”,shkroi sekretari amerikan Blinken, transmeton lajmi.net.

Ndryshe në lidhje me këtë bisedë telefonike mbrëmë është deklaruar edhe presidenti serb, Vuçiq.

Related posts

Iraku dënon sulmin ndaj ambasadës së tij në Zvicër

Muhamet Ramadani

Izraeli ka vrarë 411 palestinezë në Gaza në 875 shkelje të armëpushimit, thotë Zyra e Medias

RTI

Letonia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

admin