RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sot Apeli shpall aktgjykimin ndaj Gucatit e Haradinajt

sot-apeli-shpall-aktgjykimin-ndaj-gucatit-e-haradinajt

Sot Paneli i Gjykatës së Apelit do të bëjë shpalljen e aktgjykimit në çështjen ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Kjo pritet të ndodhë në ora 14:00.

Pas shpalljes së vendimit të shkallës së parë, ku trupi gjykues i shpalli ata fajtorë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, ata paraqitën ankesë në Apel.

Në shkallën e parë ata u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim, ku do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim, dhe me gjobë prej 100 eurosh për secilin. Ndërkaq, u liruan nga përgjegjësia penale për hakmarrje.

Më 25 dhe 26 shtator 2020, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan në Prishtinë, Kosovë, dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të DHSK-së. Më 11 dhjetor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nikola Giju, konfirmoi aktakuzën kundër dy të akuzuarve.

Më 16 korrik 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake ia kaloi dosjen e çështjes Trupit Gjykues II. Gjykimi filloi më 7 tetor 2021. Më 10 nëntor 2021, ZPS-ja përfundoi paraqitjen e provave të saj. Të dy ekipet e Mbrojtjes përfunduan paraqitjen e provave të tyre më 2 shkurt 2022.

Aktgjykimi u shpall më 18 maj 2022. Trupi Gjykues i shpalli fajtorë të dy të akuzuarit për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës. Të dy të akuzuarit u shpallën të pafajshëm për akuzën e hakmarrjes. Trupi Gjykues e dënoi secilin të akuzuar me katër vjet e gjysmë burgim, duke u llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim, si edhe me gjobë prej 100 euro secili

Related posts

Duhet të përgatitim ushtrinë për betejë ndaj Rusisë, thotë gjenerali britanik

admin

MSh ndan gjysmë milion euro për vizitat në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët në kryeqytet

admin

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

admin