RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BM – Rrjeti elektrik ESO paralajmëron për ndërprerje të energjisë

bm-–-rrjeti-elektrik-eso-paralajmeron-per-nderprerje-te-energjise

Ndërprerjet e para të planifikuara në dekada mund të prekin disa pjesë të Britanisë së Madhe këtë dimër, nëse centralet nuk marrin gaz mjaftueshëm për të vazhduar funksionimin, paralajmëroi të enjten organi mbikëqyrës i rrjetit elektrik,(ESO).

Familjet po nxiten të ndihmojnë në shmangien e ndërprerjeve të energjisë elektrike, duke përdorur më shumë energji gjatë orëve jashtë pikut.

Operatori Kombëtar i Sistemit të Rrjetit Elektrik (ESO) tha se familjet dhe bizneset mund të përballen me ndërprerje të planifikuara, që mund të zgjasin deri në tre orë, për të siguruar që rrjeti të mos shembet.

Britania e Madhe u përfshi nga ndërprerje të planifikuara gjatë viteve 1970, si një përgjigje ndaj grevave të minatorëve dhe krizës së naftës. Ka pasur gjithashtu ndërprerje të mëdha të paplanifikuara për shkak te stuhisë në vitin 1987, ku mbi 1.5 milion banorë mbetën në errësirë.

Por, dritat do të qëndrojnë ndezur këtë dimër, vetëm nëse centralet me gaz që prodhuan 43% të energjisë elektrike në Britaninë e Madhe, vitin e kaluar, do të jenë në gjendje të marrin gaz mjaftueshëm për të vazhduar funksionimin.

Ky është skenari më i tmerrshëm nga tre të mundshmit që ESO paraqiti sot për rrjetin elektrik të Britanisë së Madhe për të përballuar krizën më të keqe globale të energjisë, në dekada.

Në dy skenarët e tjerë, operatori shpreson që duke paguar qytetarët të karikojnë automjetet e tyre elektrike gjatë orëve jashtë pikut, dhe duke ndezur impiantet rezervë të qymyrit, mund të mënjanohet rreziku i ndërprerjeve të energjisë elektrike. /atsh

Related posts

Përfshihet nga zjarri depoja farmaceutike në Prishtinë

admin

Shefja e BE-së viziton Kievin për të shënuar 2-vjetorin e luftës Rusi-Ukrainë

rezart morina

IKSHPK paralajmëron për rrezikun nga Virusi i Nilit Perëndimor dhe bën thirrje për kujdes ndaj pickimeve të mushkonjave

RTI