RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BM – Shërbimet sekrete: Rusia kërkon të vendosë trajnimin e detyrueshëm ushtarak në shkolla

bm-–-sherbimet-sekrete:-rusia-kerkon-te-vendose-trajnimin-e-detyrueshem-ushtarak-ne-shkolla

Rusia kërkon të vendosë trajnimin e detyrueshëm ushtarak në shkolla përpara rekrutimit, raportoi Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe, duke cituar shërbimet sekrete se Moska ka planifikuar të fillojë 140 orë trajnime vjetore në shkolla nga shtatori 2023 e tutje.

“Kjo nismë ka të ngjarë të jetë gjithashtu pjesë e një projekti më të gjerë për të rrënjosur një ideologji patriotizmi dhe besimi në institucionet publike në popullatën ruse”, deklaroi sot ministria.

Ministria tha se planet ishin një ringjallje e një programi të epokës sovjetike, i ndërprerë në 1993, që përfshinte përgatitjen për sulme bërthamore dhe kimike, si dhe trajnime të ndihmës së parë.

“Me programin, të shpallur nga ministri rus i Arsimit, Sergej Kravstov më herët në nëntor, zyrtarët rusë u përpoqën të rikthenin trajnimet në 2014, pas pushtimit rus të Krimesë me shpresën për të përmirësuar cilësinë e rekrutëve”, tha ministria britanike.

“Tetë vjet më vonë, ka patur ndryshime dhe cilësia e rekrutëve rusë mbetet e dobët”, tha Kravstov.

Related posts

Lufta në Lindjen e Mesme, kryeministri Netanyahu thotë se ka caktuar datën për pushtimin tokësor të Rafahut

admin

Ushtria izraelite kryen sulm artilerik ndaj Sirisë

rezart morina

UNHCR-ja “thellësisht e shqetësuar” për përleshjet e dhunshme në Izrael

rezart morina