Lufta e Ukrainës është në një moment të rrezikshëm sepse ushtria ruse është “shtyrë në një qoshe”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, shkruan skynews.
“Të njohësh Putinin, duke kërcënuar me përdorimin e armëve bërthamore është shumë shqetësuese,” tha ai.
Udhëheqësi rus javën e kaluar tregoi se ishte gati të përdorte armët bërthamore nëse vendi i tij do të kërcenohej. Borrell tha se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën ushtarakisht, dhe nëpërmjet diplomacisë dhe sanksioneve. /abcnews
My interview with @bbclysedoucet @BBCNews on President Putin’s threats to use nuclear weapons and how to tackle the global consequences of Russia’s war against Ukrainehttps://t.co/oQ0wUwOSXH pic.twitter.com/MGu9lhf8ev
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) September 26, 2022