RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Braktisja e shkollës, preket edhe arsimi profesional

braktisja-e-shkolles,-preket-edhe-arsimi-profesional

Si pasojë e emigracionit, nevojës për të punuar ndonëse pa arritur moshën apo nga përfshirja në aktivitete të paligjshme, qindra të rinj braktisin shkollën çdo vit. Tashmë ky fenomen po përfshin edhe arsimin profesional. Nga mbi 21 mijë në 2018-n, numri i atyre që studiojnë për të marrë një zanat ka rënë nën 17 mijë, (grafik 1) ndërsa arsyet e zgjerimit të kësaj ecuri shkojë edhe të tjera drejtime.

“Ndodh për arsye të ndryshe. Distancat e largëta, mungesa e transportit apo konvikteve si dhe nevoja për të punuar janë faktorët kryesojë që largojnë të rinjtë nga shkolla”, shprehet Mirela Andoni, specialiste pranë UNICEF.

Në kushtet që vendi po vuan si kurrë më parë efektet e largimeve masive, ekspertë të fushës kërkojnë që vëmendja e institucioneve të rikthehet te të rinjtë.

“Nëse një njeri trajtohet mirë dhe respektohet në bazë të meritokracisë ai do të qëndrojë në Shqipëri. Nuk ka arsye se pse të ikë”, tregon ajo.

Një raport i fundit nga Organizata Botërore e Migracionit tregoi se emigracioni po dëmton të gjithë vendin në tërësi dhe bujqësinë në veçanti. /a2news

Braktisja e shkollës prek edhe arsimin profesional! Kërkohet rikthimi i vëmendjes te të rinjtë

Related posts

Portugalia thërret të dërguarin iranian për të dënuar sulmin ndaj Izraelit, kërkon lirimin e anijes

admin6

Blair i shkruan Kurtit: E ardhmja e kombit të bukur të Kosovës është e ndritshme

admin

Kreu i inteligjencës izraelite do të udhëtojë në Katar për të rifilluar negociatat për pengjet

admin