RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Britani, grevat në sektorin shëndetësor vështirësojnë punën

britani,-grevat-ne-sektorin-shendetesor-veshtiresojne-punen

Shefja e Bordit Ekzekutiv të Sistemit Kombëtar të Shëndetësisë në Britani (NHS), Amanda Pritchard tha se grevat e përsëritura nga personeli shëndetësor e bëjnë “më të vështirë” barrën e punës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të BBC-së, Pritchard ka folur për aktin e ndërprerjes së punës këtë javë nga infermierët në Britani si dhe planifikimin për më shumë ditë grevash në muajt shkurt dhe mars nga personeli i ambulancave në Angli, Uells dhe Irlandën e Veriut.

Pritchard në programin “Today” në BBC Radio 4 lidhur me efektin e grevave ndaj sistemit shëndetësor tha se “Në fakt ka një efekt në mënyrë të hapur. Për mendimin tim kjo është e qartë”. Ajo shtoi se të gjitha palët “duan të punojnë për të arritur zgjidhje”.

“Për shkak të grevës dy ditore të infermierëve këtë javë janë riplanifikuar sërish 27.800 rezervime, përfshirë mbi 5 mijë operacione dhe trajtime”, tha Pritchard e cila theksoi se zgjatja e grevave e bëjnë “më të vështirë” barrën e punës në sistemin shëndetësor.

– Në fushën e shëndetësisë janë bërë shumë njoftime për grevë

Shpalljet e grevave nga punonjësit e shëndetësisë paralizojnë sistemin shëndetësor. Anëtarët e Sindikatës Unite e cila përfaqëson punonjësit e ambulancës, teksa janë përgatitur për ndërprerje të punës më 23 janar ata kanë bërë njoftimin për greva të reja.

Sindikata GMB njoftoi se mbi 10 mijë anëtarë të saj në Angli dhe Uells do të nisin grevë në të njëjtat data me Unite. Më 6 shkurt punonjësit e ambulancës do të shoqërojnë mijëra infermierë në grevën e cila pritet të jetë më e madhja në historinë e NHS.

Në fillim të kësaj jave, mësuesit, makinistët e trenave dhe infermierët paralajmëruan greva të reja në shkurt dhe mars.

Related posts

Biden viziton zonat e prekura nga stuhia në Florida, zotohet për ndihmë në rimëkëmbjen e vendit – VIDEO

admin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të votojë për anëtarësimin e Palestinës

RTI

Baerbock nis vizitën në Kinë

admin