RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Britani, iftar i hapur në stadiumin “Wembley” në Londër – VIDEO

britani,-iftar-i-hapur-ne-stadiumin-“wembley”-ne-londer-–-video

Qindra njerëz u mblodhën në stadiumin “Wembley” në Londër të Britanisë së Madhe të shtunën në mbrëmje për një iftar të hapur në muajin e shenjtë të Ramazanit, raporton Anadolu.

Rreth 1.000 persona u mblodhën në iftarin e organizuar nga organizata humanitare fituese e çmimeve “Ramadan Tent Project” e themeluar në vitin 2013.

Në iftar morën pjesë ambasadori turk në Britani, Osman Koray Ertas dhe kryebashkiaku i Brentit, Abdi Aden.

Ertas vlerësoi iftaret e hapura, duke thënë se projekti dërgon një mesazh respekti për diversitetin.

Duke folur për dritat e Ramazanit në Piccadilly Circus, Ertas vuri në dukje se ekspozita, e cila u organizua për herë të parë në Londër, mbart mesazhe të fuqishme që arrijnë tek miliona njerëz.

Ertas falënderoi britanikët për donacionet dhe fushatat e tyre për mbledhjen e fondeve për viktimat e tërmetit shkatërrues të 6 shkurtit në Turkiye.

Iftaret e hapura u mbajtën në stadiume të ndryshme të klubeve të futbollit të Premier Ligës gjatë Ramazanit, përfshirë Chelsea, Aston Villa dhe Brighton & Hove Albion.

Muaji i Ramazanit filloi më 23 mars ndërsa më 21 prill është dita e parë e festës së Fitër Bajramit.

Related posts

Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Jemi pajtuar për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur

admin

OKB: 25 për qind e Gazës ku jetojnë 2.3 milionë njerëz përballet me uri katastrofike

rezart morina

Finlanda shkon drejt zgjedhjeve të dielën

rezart morina