RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite sulmojnë të krishterët që donin të merrnin pjesë në meshën “Zjarri i shenjtë” në Kuds

forcat-izraelite-sulmojne-te-krishteret-qe-donin-te-merrnin-pjese-ne-meshen-“zjarri-i-shenjte”-ne-kuds

Forcat izraelite sulmuan dhe penguan hyrjen e disa të krishterëve ortodoksë që erdhën në kishë për të marrë pjesë në meshën e “Zjarrit të Shenjtë” në Kishën e Ringjalljes që ndodhet në Kudsin Lindor të pushtuar, raporton Anadolu.

Të krishterët në zonën e qytetit të vjetër ku ndodhen vendet e shenjta të Kudsit Lindor nën pushtim, u mblodhën në lagjet e krishtera të qytetit antik me qirinj, kryqe druri dhe shpata simuluese në duar.

Të krishterët ortodoksë, përfshirë edhe priftërinjtë, nën shoqërimin e këngëve dhe sloganeve fetare marshuan në zonën në Kishën e Ringjalljes në Kudsin Lindor, e cila konsiderohet si një nga vendet e shenjta të krishterimit, për të marrë pjesë në ritualin “Zjarri i Shenjtë”.

Të krishterët ndoqën me entuziazëm kalimin e Bandës së Marshimit të Skautëve Ortodokse Arabe nëpër rrugët e Qytetit të Vjetër dhe garuan me njëri-tjetrin për të regjistruar imazhet e bukura në telefonat e tyre.

Pas mbërritjes në Kishën e Ringjalljes, të krishterët pritën që “zjarri i shenjtë” të nxirrej nga varri i Jezu Krishtit. Pasi klerikët ndezën “zjarrin e shenjtë”, të gjithë me radhë ndezën qirinj në duar. Ndërsa në kishë ranë kambanat.

Disa të krishterë që donin të merrnin pjesë në ceremoninë, e cila u mbajt sepse sipas besimit të krishterë besohet të jetë dita kur “Jezus Krishti u kryqëzua dhe vdiq dhe më pas u ringjall”, u përballën me pengesën e policisë izraelite në rrugët e ngushta që të çojnë në kishë.

Policia izraelite bllokoi rrugët që të çojnë në kishën në qytetin e vjetër të Kudsit dhe nuk lejoi kalimin e disa të krishterëve palestinezë dhe të huaj.

Policia izraelite ngriti barrikada hekuri për të penguar kalimin e të krishterëve, përfshirë shumë të moshuar dhe gra. Vetëm disa klerikë dhe një numër i vogël të krishterësh ortodoksë u lejuan të përparonin drejt kishës.

Sipas pamjeve të pasqyruara në kamerën e AA-së, disa të krishterë, përfshirë gra, kapërcyen me vështirësi barrikadat izraelite për të marrë pjesë në meshë, ndërsa forcat izraelite goditën disa prej tyre.

Në mesin e personave që policët izraelitë goditën ka tërhequr vëmendje se ndodheshin edhe një klerik fetar krishterë si dhe një person që i ra të fikët.

Në anën tjetër, në një deklaratë nga policia izraelite thuhet se mijëra persona ishin të pranishëm në Zonën e Vjetër të Kudsit për të marrë pjesë në meshën “Zjarri i Shenjtë” dhe se policia u “përpoq për të siguruar një mjedis të sigurt për pjesëmarrësit në meshë”.

Ndërkohë në deklaratë nuk përmend për dhunën e policisë kundrejt të krishterëve që donin të merrnin pjesë në adhurim.

– Kishat dhe administrata e Palestinës kritika ndaj kufizimeve të Izraelit

Komisioni i Kishave në Kuds në një deklaratë më 12 prill, kishte njoftuar se nga policia izraelite do të vendoseshin kufizime të paarsyeshme për pjesëmarrjen në festime dhe meshën e Zjarrit të Shenjtë.

Liderët e kishës, hapin e policisë izraelite për të kufizuar pjesëmarrjen e të krishterëve në mesha e dënuan duke e vlerësuar si shkelje kundër lirisë së adhurimit.

Edhe në një deklaratë me shkrim nga zëdhënësi i Presidencës së Palestinës, kufizimet e Izraelit u përcaktuan si “sfidë arrogante dhe e rrezikshme kundër feve hyjnore dhe të shenjtave të tyre”.

“Izraeli vendosi kufizime për mbërritjen e njerëzve në vendet e adhurimit në Kishën e Ringjalljes dhe për të marrë pjesë në festimet e të shtunës së Shenjtë. Mbështesim në mënyrë të fuqishme kërkesat e kishave në qytetin e Kudsit, që pelegrinët e krishterë të marrin pjesë pa problem në ceremonitë e të Shtunës së Shenjtë”, thuhet më tej në deklaratë.

Kisha e ringjalljes e cila konsiderohet një prej vendeve të shenjta të krishterimit, ndodhet në Kudsin Lindor të pushtuar. Kisha e ringjalljes ka një rëndësi të madhe për të krishterët të cilët besojnë se Jezu Krishti është kryqëzuar këtu dhe më pas është ngritur në qiell.

Ndërsa çelësat e Kishës së Ringjalljes, e cila ka qenë objekt grindjesh mes sekteve të ndryshme të krishterimit gjatë historisë, mbahen nga dy familje muslimane palestineze.

Sulltan Abdulmexhidi për t’i dhënë fund grindjeve mes të krishterëve ua dorëzoi çelësat e kishës dy familjeve të njohura muslimane nga Kudsi. Edhe sot dyert e kishave hapen e mbyllen nga këto familje muslimane.

Related posts

Ringjallja e iniciativës së grurit axhenda kryesore në përpjekjet diplomatike të Turqisë në OKB

admin

Papa Françesku nga Bahreini bën thirrje “për heshtjen e armëve”

admin

Dogana konfiskon mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 10 mijë euro në një mobil shop në Gjakovë

admin