RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Britani, një femër emërohet në krye të agjencisë së inteligjencës kibernetike

britani,-nje-femer-emerohet-ne-krye-te-agjencise-se-inteligjences-kibernetike

Britania e Madhe njoftoi sot se Selia e Komunikimeve Qeveritare (GCHQ), agjencia e spiunazhit që ofron të dhëna të inteligjencës për qeverinë dhe ushtrinë, do të drejtohet nga zëvendësdrejtoresha e MI5, Anne Keast-Butler, raporton Anadolu.

Ajo do të marrë detyrën në maj nga Jeremy Fleming, i cili në janar tha se do të largohej nga posti pas gjashtë vitesh.

Keast-Butler është femra e parë që emërohet në krye të detyrës në GCHQ. Emërimi i saj u bë pas një procesi rekrutimi ndërqeveritar të kryesuar nga Sekretari i Kabinetit, Simon Case.

Duke shpallur emërimin, Sekretari i Jashtëm, James Cleverly tha: “Anne Keast-Butler ka histori mbresëlënëse në zemrën e rrjetit të sigurisë kombëtare të Britanisë, duke ndihmuar në përballimin e kërcënimeve që paraqesin terroristët, kriminelët kibernetikë dhe fuqitë e huaja keqdashëse. Ajo është kandidatja ideale për të udhëhequr GCHQ dhe Anne do të vë në përdorim përvojën e saj të madhe për të ndihmuar në mbajtjen e publikut britanik të sigurt”.

Keast-Butler tha se është e kënaqur që u emërua si drejtoresha e 17-të e agjencisë. “Misioni i GCHQ për të mbajtur të sigurt Britaninë është po aq frymëzues sot sa ishte kur u themelua më shumë se 100 vjet më parë, e cila vepron m’u në zemër të Britanisë dhe aleatëve tanë, përgjigjes ndaj disa prej çështjeve më sfiduese të kohës sonë”.

Related posts

Bosnjë dhe Hercegovinë, sot do të varrosen edhe 50 viktima tjera të gjenocidit në Srebrenicë

admin

Përmbytet anija me emigrantë në Maltë, 18 të zhdukur

admin

Studimi: Përdorimi i kokainës është rritur në të gjithë Evropën

rezart morina