RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Britania miraton dozën përforcuese kundër COVID

britania-miraton-dozen-perforcuese-kunder-covid

Organi rregullator i shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar ka miratuar përdorimin e një doze përforcuese bivalente të vaksinës kundër COVID për personat mbi 12 vjeç.

Agjencia britanike e shëndetësisë “Medicines and Healthcare Products” njoftoi se vendimi u bazua në të dhënat nga testet klinike që treguan se vaksina bivalente dha një përgjigje të fortë imune kundër Omicron dhe llojit origjinal, raportoi Reuters.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar përdorimin e vaksinave përforcuese të modifikuara kundër COVID-19 nga Moderna dhe Pfizer/Biontech, të cilat synojnë gjithashtu llojin Omicron. /euronews

Related posts

Turqia synon të bëhet fuqi e rëndësishme energjetike, Erdogan firmos marrëveshje për eksportin e gazit me Turkmenistanin

admin

Uashingtoni miraton shitjen e sistemit të mbrojtjes izraelite në Gjermani

admin

Lista Serbe-Lajçakut: S’kthehemi në institucione pa u formuar Asociacioni

admin