RTV AHIRETI
Kuzhinë

Buka e cila nuk ngjishet: Bymehet dyfish, do të kini sukses me siguri!

buka-e-cila-nuk-ngjishet:-bymehet-dyfish,-do-te-kini-sukses-me-siguri!

Çdo amvisë duhet ta provojë – shpejt dhe thjesht, por shumë e shijshme

Përbërësit:

– 300 ml ujë,
– 350 g miell,
– 20 g tharm të freskët (ose 5 gra të tharë),
– 1 lugë sheqer,
– 1 lugë e vogël krip,
– 100 ml vaj dhe pak miell për t’i dhënë formën.

Përgatitja:

Në ujë të ngrohtë treteni tharmin e grimcuar dhe sheqerin – dhe përzieni.

Shtoni miellin dhe përzieni vazhdimisht. Shtoni edhe 50 ml vaj derisa jeni duke përzier. Masa duhet të jetë e rrallë.

Kur ta punoni me lugë brumin, të mos ketë droçka, shtoni pjesën e mbetur të vajit dhe që të gjitha përzieni dhe lini të bymehet 30 deri 60 minuta (duhet të dyfishohet masa).

Furrën ndizeni që të nxehet në 220 gradë, ndërkaq gjatë asaj kohe qitni miell në tavolinën e punës dhe qiteni brumin.

Me duar shtoni miell dhe jepni formë brumit, qiteni në tepsi dhe futeni në furrë që të piqet derisa të marrë ngjyrë kafe të çelët.

Bukën e pjekur mbështilleni me një leckë dhe ftoheni pak, pastaj servireni.

Ju bëftë mirë, transmeton Telegrafi.

The post Buka e cila nuk ngjishet: Bymehet dyfish, do të kini sukses me siguri! appeared first on Telegrafi.

Related posts

Tiramisu me ananas, një ëmbëlsirë me një shije ekzotike

admin

A ka afat skadence çaji? Ja si ta dalloni nëse është i pijshëm apo jo

admin

Ushqimet tradicionale në sofrën shqiptare në Ramazan

rezart morina