RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bukuresht: Vëllezërit Tate merren në pyetje nga prokurorët – VIDEO

bukuresht:-vellezerit-tate-merren-ne-pyetje-nga-prokuroret-–-video

Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan janë fotografuar sot teksa shkonin për t’u marrë në pyetje pas lirimit të tyre nga burgu. Teksa ndodhen në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, sot ata u nisën për në Bukuresht për t’u marrë në pyetje. Ata u shfaqën pa emocione teksa u drejtuan brenda Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit (DIICOT).

Një zëdhënës i vëllezërve e përshkroi vizitën si “rutinë”, përpara se të theksonte se ende ndaj tyre nuk janë ngritur akuza.

Dyshja u përshëndet nga një mori fotografësh në shkallët e godinës në kryeqytet. Tate dhe Tristan u liruan të dy nga burgu rumun në të cilin ishin mbajtur për 3 muaj më 31 mars.

Vëllezërit janë arrestuar që nga dhjetori dhe po hetohen për përdhunim, trafikim njerëzish dhe formim të një grupi krimi të organizuar. Të dy i kanë mohuar akuzat. Që nga fillimi i hetimeve prillin e kaluar, 6 gra janë identifikuar nga prokurorët si viktima. Megjithatë, asnjë akuzë nuk është ngritur ende ndaj vëllezërve apo dy bashkëpunëtorëve rumunë që u arrestuan përkrah tyre.

Andrew Tate ka miliona ndjekës në internet – pavarësisht se është i ndaluar nga faqet përfshirë TikTok, Instagram, Facebook dhe YouTube.

Andrew Tate u konvertua në Islam në fund të vitit të kaluar. /dosja/mesazhi

Related posts

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës bën njoftimin: Përfundon masa e kufizimit të orarit të punës për disa kategori

admin

Pritet gjoba të majme për Elon Musk, BE: X po mashtron përdoruesit me llogaritë e verifikuara

admin

Detaje nga krimi në familje/ Vrau dy vëllezërit e gruas, dhëndri shkoi në shtëpinë e viktimave për të marrë…

admin