RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bullgari – Stuhi në qytetin turistik Pomorie, përmbytje dhe ndërprerje energjie

bullgari-–-stuhi-ne-qytetin-turistik-pomorie,-permbytje-dhe-nderprerje-energjie

Një stuhi e dhunshme pranë qytetit turistik të Pomorie ka dërguar një duzinë varkash në det të hapur.

Dhjetëra jahte janë raportuar në rrezik, theksoi administrata rajonale e Burgasit, ndërsa një familje ngeci në ishullin e St John-it.

”Një person ra në det nga një jaht por fatmirësisht u shpëtua nga një varkë tjetër”, theksoi administrata rajonale.

Autoritetet kishin dërguar një anije patrullimi nga Burgasi për ta shpëtuar, por në momentin që ajo mbërriti, personi i shpëtuar ishte shëndoshë e mirë.

”Era e fortë, me shpejtësi deri në 100 km/orë, rrëzoi dhjetëra pemë në kryeqytetin rajonal Burgas”, theksoi zyra e shtypit pranë bashkisë. Një pemë e rrëzuar gjithashtu krijoi kaos në transportin publik në Burgas.

Disa fshatra të zonës kanë pësuar ndërprerje të energjisë elektrike. Kryetari i komunës së Pomorie, Ivan Alexiev ka thirrur një mbledhje urgjente.

Situata në Pomorie është bërë mjaft e rëndë. Qeveria rajonale raportoi përmbytje të rrugëve dhe ndërprerje të energjisë elektrike në qytet. Rrugët kryesore janë bllokuar nga përmbytjet. /atsh

Related posts

Emiratet e Bashkuara dhurojnë 25 milionë dollarë për një spital të fëmijëve në Kosovë

admin

Macron: Kosova dhe Serbia ta zbatojnë në tërësi marrëveshjen e Ohrit

rezart morina

Palestinë: Këtu është një përmbledhje e zhvillimeve të fundit

admin6